Më shumë se një e katërta e grave nuk janë duke marrë sasitë e nevojshme të hekurit, kështu duke rritë rrezikun për lodhje të vazhdueshme, humbje të flokëve, ndryshime të disponimit dhe anemi, kanë paralajmëruar ekspertët.

Me rritjen e famës së dietës vegane, çdo ditë e më shumë po rritet numri i personave që ushqehen me pak mish apo nuk e konsumojnë fare atë.

Mirëpo një grup ekspertësh ka paralajmëruar që këshillat jo adekuate për mishin e kuq, janë duke vënë në rrezik shumë persona ndaj mungesës së mineraleve, kryesisht të hekurit, i cili është përbërësi kryesor në mishin e kuq.

Mungesa e përbërësve të tillë në organizëm rezulton me lodhje konstante, ndryshime të papritura te disponimit dhe rënien e flokëve.