Nga  Lirim Begzati

Jo të gjithë, sidomos jo ata që veç janë bartës të pasaportës zvicrane, por prapëseprapë janë të shumtë njerëzit tanë që paguajnë më tepër se sa disa të tjerë për sigurimet e automjeteve të tyre në Zvicër. Janë kryesisht disa nga arsyet vijuese që e sqarojnë këtë :

Është pikë së pari një çështje e ligjeve. Rregullat që mbizotërojnë në lëminë e së drejtës private zvicrane – ku përfshihet edhe lëmia e kontratave të sigurimit të veturave – privilegjojnë lirinë kontraktuese e cila nënkupton se propozuesi i kontratës të definoi tarifat që i përshtaten tij, duke qenë i lirë që të lidhë apo jo një kontrat me ndonjë individë. Me fjalë të tjera, ashtu si edhe në lëminë e punës apo qirasë së banimit, edhe në lëminë e sigurimeve, një sigurues i veturave nuk është aspak i detyruar të lidhë kontratë me dikendin i cili duket se nuk i konvenon sidomos në aspektin e levërdisë financiare, apo në të kudërtën do t’i pranoi të gjitha kategoritë e personave të interesuarë, por duke aplikuar disa kriterë specifik dhe të ashpër pranimi ku përfshihet edhe shtetësia e kandidatit. Kjo e fundit ndikon drejtëpërdrejt edhe në caktimin e nivelit të tarifës së sigurimit.

Është pikërisht shtetësia e njerëzve tanë ajo që shpesh ndikon që tarifat për to të jenë shumë më të larta se sa për disa shtetasë të tjerë. Këtu e gjejmë pra sqarimin që disa sigurime aplikojnë tarifa më të larta për disa shtetasë të huajë, ku përfshihen natyrisht edhe shtetasit e vendeve ballkanike, të cilët konsiderohen nga disa kompani si shpenzues potencialisht më të lartë të sigurimeve. Mënyra e tillë e veprimit të disa sigurimeve kuptohet se bie në ndeshë me disa rregulla që kanë të bëjnë me barazinë dhe mos diskriminimin. Megjithatë, duhet pranuar se edhe mekanizmat juridike të shtetit zvicran tregohen të pafuqishme për luftimin e padrejtësive eventuale në këtë fushë, pasi që parimi i lirisë kontraktuale mbanë një peshë të lartë në sistemin juridik zvicran.

Pra, shumë sigurime zvicrane i arsyetojnë praktikat e tarifave më të larta për disa shtetasë, duke u bazuar në faktorët që lidhen me shpenzimet që iu shkaktojnë kandidatët në përgjithësi. Në praktikën e sigurimeve të këtij shteti nuk aplikohet detyrimisht modeli për menaxhimin e faktorëve të rrezikut i quajtur bonus malus, i cili mundëson që të bazohemi në kriterë më precizë për me individualizuar përgjegjësinë, adhe ate duke mbajtur një llogari më të qartë për çdo rast, që mundëson pastaj përshtatjen e tarifave për çdo individë. Një aplikim i përpiktë i metodës së tillë, mundëson edhe që të shmanget nevoja që të merret parasysh edhe kriteri i shtetësisë. Metoda e tillë, nuk është as e detyrueshme e as aq e pranishme në Zvicër në krahasim për shembull me Francën, Belgjikën e Greqinë. Kjo nuk domethënë se në Zvicër nuk merren parasysh një sërë kriterësh para se të lidhet apo përshtatet një kontratë sigurimi, por prapësprapë përkatësia nacionale e kandidatit mbanë një peshë të madhe.

Imazhi i keqë i përgjithshëm që vazhdon edhe mëtutje të n’a përcjellë e shoqërojë, përfshirë edhe paragjykimet e padrejta, statistikat e shpenzuesëve të mëdhenjë të sigurimeve, aktet e papërgjegjshme, natyrisht se ndikojnë drejtëpërdrejtë në problemin e çmimeve të larta. Edhe vozitjet ndonjëherë të shpejtësive të pakontrolluara që bartin tabelat zvicrane dhe që n’a bien në sy në Shkup, Prishtinë apo Zurich, e bartin me vehte edhe çmimin e vetë, jo vetëm tek qytetari i revoltuar si dëshmitarë i një akti të pahijshëm, por edhe më largë, sidomos edhe tek buxheti i ndonjë bashkëatdhetari që është i detyruar t’a paguajë çmimin e të tjerëve ! E pikërisht për hirë të këtyre të pafajshmive, do të ishte mirë që sigurimet zvicrane t’i adaptojnë mekanizmat e tyre tarifore, duke i individualizuar përgjegjësitë, duket evituar kështu që t’i fusin ndonjëherë të gjithë njerëzit në të njejtin « thes ».

Autori është udhëheqës i një zyre juridike në Neuchâtel (Zvicër)