Familja e madhe Kardashian/Jenner, në përgjithësi është shumë e hapur me jetën që bën. Në fund të fundit, ato kanë show-n e tyre Keeping Up With The Kardashians, i cili fokusohet pikërisht në gjërat që bën çdo pjesëtar i familjes dhe ambiciet që ka. Por, kjo nuk do të thotë se çdo gjë në lidhje me jetën e tyre private bëhet publike.Image

Ka një temë për të cilën Kardashians urrejnë ta flasin publikisht në show. Edhe pse drama e marrëdhënieve zë një pjesë të mirë të KUWTK, vajzat urrejnë të filmohen kur janë duke përjetuar një ndarje.

Image

“Isha shumë në ankth në lidhje me këtë, derisa më në fund thashë ‘le t’i japim fund’”,- tha Kourtney Kardashian për The Hollywood Reporter, në lidhje me xhirimin gjatë kohës që u nda me Scott Disick. “U ula dhe fillova të qaj… Pastaj merresh me diçka dhe e lë mënjanë, pastaj nis intervistën aty ku e ke lënë…  Pastaj, pasi shikon episodin, shikon edhe mijëra komente në rrjetet sociale që të gjykojnë…”

Image

Është sikletshme, në fakt, të dish se Kardashians ndihen kaq të detyruara të ekspozojnë çdo grimcë të jetës së tyre në televizionin ndërkombëtar. Ndarjet janë të vështira dhe bëhen edhe më shumë kur miliona njerëz nga e gjitha bota t’i kujtojnë.

Image