Një person mund të tregojë interes të vazhdueshëm për ju, por asnjëherë ta “konkretizojë” atë.

Kjo është vendosja në stol. Praktikisht dikush që jua ruan ju interesin gjallë, pa futur asnjëherë në lojë punën emocionale apo fizike. Dikush që nuk ju përkushtohet dhe ju injoron kur nuk është e leverdisshme për ata. Në vend që të braktisësh dikë, i vendos në stol për përdorim potencial të mëvonshëm. Dhe kjo është shumë herë më e keqe se braktisja, seriozisht.

Ja pse:

1. Stoli ju jep shpresë
Kur dikush ju braktis, ju e ndani mendjen edhe e harroni. Edhe pse fillimisht ju dhemb më shumë, sërish ju krijon më shumë hapësirë që edhe ju të ecni përpara. Ndërsa vendosja në stol ju jep shpresë, duke ju krijuar iluzionin që në një moment mund të futeni në lojë. Pra, ju mban lidhur në një torturë që nuk ka fund.

2. Stoli ju bën të çmendeni
Keni vazhdimisht në kokë mijëra pyetje dhe dilema. Nuk e dini nëse jeni diçka apo më keq akoma, nëse ai ju pëlqen apo jo. Stoli ju jep shumë pyetje pa përgjigje dhe do ju çmendë fare. Për të mos përmendur faktin që si zor t’ju zerë gjumi në darkë.

3. Stoli ju lë pezull jetën tuaj sentimentale
Zakonisht e lejoni që të lini veten pezull në stol për një person që ju pëlqen. Dhe kjo nuk është diçka e keqe, por kur pritja ka një fund ama. Nëse dikush ju lë për një kohë shumë të gjatë në stol, atë nuk e keni tuajin ose tuajën, por mund të humbni edhe mundësinë për të njohur dikë tjetër që mund të jetë i/e duhura.

4. Stoli ju mban të ngjitur pas telefonit
Nuk ka asgjë më patetike se të qëndroni të ngjitur pas telefonit, duke pritur që dikush t’ju telefonojë. Problemi me ata që ju vendosin në stol është se nuk dalin tërësisht nga jeta juaj siç do dilte dikush që ju braktis. Përkundrazi, ata hyjnë në mënyrë sporadike dhe dalin shpesh, por kurrë duke e mbyllur derën plotësisht. Kjo për faktin që sa herë t’ju nevojitet, të rikthehen sërish. Por kjo ndërkohë ju shkatërron dhe ju bën qesharakë.

Global