Ishte e re e bukur, por dhe me vokal paksa të veçantë sikur që e kishte edhe performancën kudo që paraqitej , për çka shpejt u afirmua dhe u bë simpatikja e fansave të shumtë gjithandej , sa edhe e quanin – tigresha e estradës , shkruan Kosovarja .

Gjatë intervistave ku Adelina merrte pjesë nuk harrohej edhe pyetja për statusin e saj , e cila thuajse gjithëherë kthente përgjigje se është single dhe ja çka thoshte :

Femrat e bukura e kanë shumë të vështirë të kenë një mashkull pranë vetes.

Jo vetëm femrat e bukura, por edhe të suksesshme e kanë këtë problem. Meshkujt i kanë frikë këto lloj femrash dhe nuk i përballojnë dot, ndoshta kjo është një nga arsyet. Po kjo nuk do të thotë që unë do të jem gjithmonë single, do vijë një ditë dhe unë do ta gjej personin që po kërkoj.