Protestuesit në Karolinën e Veriut kanë rrëzuar një statujë të një ushtari në nder të heroit kombëtar për të shprehur kundërshtimet e tyre rreth racizmit.

Aktivistët përdorën një shkallë dhe një litar që të hidhnin poshtë Monumentin e Ushtarit të Konfederatës të vitit 1924.

Të gjithë brohorisnin dhe të godisnin me shkelma ndërsa mbanin parulla në duar dhe qëndronin para para një ndërtese të vjetër të Gjykatës.

Gjithçka ndodhi pasi të hënën u hoq statuja e heroit Robert E. Lee që vdiq në Luftën Civile.

Duket se përleshjet kanë prekur një pjesë të mirë të vendit pasi dhe në Florida, Gjeorgji e Louisville janë spërkatur disa statuja me bojë të kuqe.