Ai thoshte se punonte si bojaxhi jashtë vendit, por në Torino (Itali) është akuzuar për katër episode grabitjesh ndaj prostitutave, i fundit i ndodhur më 30 korrik.

Ajo që e njohur autorin ka qenë një shqiptare. Pak kohë pasi u grabit nga ai, shqiptarja e vuri re rastësisht teksa lëvizje me makinën e tij “Lancia Lybra”, e më pas lajmëroi policinë.

Denoncimi i saj bëri që efektivët të identifikonin dhe arrestonin 44-vjecarin Giovanni Manfredi, i cili akuzohet edhe nga tre femra të tjera se i ka grabitur në muajin shkurt.

Hetuesit dyshojnë se ai mund të ketë bërë të tjera ‘goditje’.

Sipas hetimeve, italiani u afrohej prostitutave duke u shtirur sikur ishte interesuar për një raport seksual me to, por kur vajzat hipnin në makinën e tij, duke i kërcënuar, ai u merrte çantat me para dhe celularë. Më pas, i dëbonte nga makina dhe ia mbathte.

44-vjecari vepronte gjithnjë në Torino, por gabimi që çoi në arrestimin e tij, ishte se kaloi dy herë para vajzës shqiptare e cila më pas e çoi në pranga përmes kallëzimit.

Gjatë kontrollit nga efektivët, 44-vjecarit iu gjetën mes të tjerash një mjet prerës, një spraj djegës dhe një celular që rezultonte i vjedhur nga një prostitutë rumune 26 vjeçe.

Giovanni Manfredi është një person i skeduar më parë nga policia italiane.