Definicioni mbi romancën për aktorin Channing Tatum nuk është dhe aq i pëlqyer.
Tatum ka treguar në një intervistë për mënyrën “mizore” se si i ka propozuar martesë bashkëshortes së tij Jenna Dewan.
“Kur i kam propozuar bashkëshortes time, kam bërë diçka të tmerrshme, sepse kam menduar që ajo e dinte që doja t’i propozoja. I kam thënë që kurrë nuk do të martohem dhe se nuk besoj në institucionin e martesës. Pas këtyre fjalëve ajo ka filluar të qaj me dënesë dhe aty e kam kuptuar sa shumë kisha gabuar, kështu që i propozova menjëherë” ka treguar Channing Tatum.
Më pas ai ka thënë që Jenna e ka falur pasi i ka dhuruar unazën.
Çifti janë kurorëzuar në vitin 2009 dhe janë prindër të vajzës Everly.