Qeveria mori vendim ta dërgojë në seancë të rregullt kuvendore Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për lëshimin e bonove të Republikës së Maqedonisë për denacionalizim, informon sot pres shërbimi qeveritar.

Në Ligj janë paraparë 15 emisione të bonove për denacionalizim.Me vendimin Qeveria në vit e konfirmon vlerën e bonove që do të lëshohen. Shuma vjetore konfirmohet në bazë të kompensimit të lëshuar në bono me vendimet të cilat janë bërë efektive në vitin vijues.

“Me Propozim ligjin propozohet dhënie shtesë e edhe tre emisioneve të bonove për denacionalizim, me qëllim që pagesa e subvencioneve të cilat do të konfirmohen me vendimet të cilat do të bëhen përfundimtare në periudhën që vijon”, thuhet në kumtesë.