Qeveria në seancën e mbrëmshme e ka miratuar rezolutën që t’i propozojë Kuvendit ta shpallë vendin e zbrazët në Prokurorinë Publike pas shkarkimit të Zvërlevskit.

Por Kuvendi është në pushim dhe prej atje nuk përgjigjen se kur do të shpallet konkursi.

Nga data që do të shpallen kandidatet, afati është 15 ditë, pastaj Këshilli i Prokurorëve Publik ka po ashtu  15 ditë kohë të japë mendim pozitiv ose negativ për çdo kandidat.

Kandidatët dhe mendimi i Këshillit pastaj shqyrtohen në seancë qeveritare ku zgjidhet vetëm një kandidat që Qeveria do t’ia propozojë më pas Kuvendit për zgjedhje.

Prokurori i ri publik duhet të zgjidhet me përkrahjen e të paktën 61  deputetëve. Nesër Këshilli i Prokurorëve Publik duhet të emërojë kryerës të funksionit prokuror publik deri në zgjedhjen e shefit të ri të Prokurorisë.