Këshilli i Prokurorëve sot nuk e mbajti seancën e pritur në të cilën duheshe të emërohet ushtrues i detyrës prokuror publik i vendit pas shkarkimit të Marko Zvrlevskit. Jo zyrtarisht ka paralajmërime se seanca mund të mbahet nesër, ndërsa pengesë për datë konkrete është fakti që një pjesë e anëtarëve të Këshillit nuk janë kthyer nga pushimi vjetor.

Kështu, më së voni deri nesër detyrën përkohësisht do ta kryejë prokurorja Liljana Spasovska. Ajo detyrën e mori me automatizëm, pasi ishte e para në orarin vjetor që përcaktohet kush e kryen funksionin, nëse prokurori publik është penguar ta kryejë atë.

Ndërsa për nesër pritet edhe zyrtarisht Qeveria të kërkojë nga Kuvendi të shpall konkurs për prokuror publik të R. Maqedonisë. Sipas paralajmërimeve, kjo pikë fillimisht duhet të kalojë në seancën e Qeverisë dhe më pas do të ketë kërkesë formale deri te Kuvendi. Tani për tani nuk ka informata nëse Kuvendi do të vendosë menjëherë për kërkesën e Qeverisë, që ta shpall konkurs, pas çka do të kalojnë 15 ditë për paraqitjen e kandidatëve.

Por, edhe pa konkurs të shpallur, tashmë është paraqitur kandidati i parë. Është fjala për profesorin Sejfulla Osmani.

Ambiciet e tyre për prokuror publik në muajt e kaluar nuk i fshehën as avokatët Zvonko Davidoviq, Aleksandar Nakov dhe Aleksandar Tortevski. Jo zyrtarisht, ka gjasa që pasardhësi i Marko Zvrlevskit të vijë nga radhët e prokurorëve të tanishëm publik./alsat-m