Milani është i inatosur me sulmuesin M’Baye Niang.

Kjo pasi që afrikani ka bllokuar transferimin te Spartaku i Moskës.

Përkundër marrëveshjes së klubit kuqezi me rusët, Niang ka refuzuar transferimin, përcjellë “Lajmi.net”.

Drejtuesit e Milanit janë të inatosur me Niangun, të cilit i kërkojnë që të lëvizë drejt Rusisë.

Marrëveshja mes Milanit dhe Spartakut është arritur për 20 milionë euro.