I dyshuari mashkull është shoqëruar në stacion policor, pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kërcënuar me armë ish bashkëshorten e tij.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor.

I dyshuari ka dorëzuar një pistoletë me 35 fishekë e cila dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur të dielën.