Priscilla Presley ka treguar se bashkëshorti saj i ndjerë, Elvis luftonte me djajtë dhe ishte vërtet i vetmuar, gjatë një interviste emocionuese, 40 vite pas vdekjes së tij.

Aktorja 72-vjeçare, e cila ishte e martuar me ikonën amerikanë prej vitit 1967 deri më 1973, ka thënë se këngëtari ishte një mendimtar dhe kërkues.

Ajo gjithashtu ka shtuar se mendonte se Elvis ishte vërtet vulgar para se ta takonte dhe kjo pasi kishte parë një foto ku ai këndonte në gjoksin e një fanse.