Princi Henrik, bashkëshorti i mbretëreshës daneze, Margrethe, ka tronditur opinion ndërkombëtar pasi ka bërë të ditur se nuk dëshiron të varroset pranë gruas në katedralen në Roskilde, ku prehen monarkët danezë që nga viti 1559.

Pallati mbretëror nuk ka dhënë arsyet e vendimit të Henrik, por dihet publikisht se princi i lindur në Francë, është ankuar për një kohë të gjatë pse nuk është bërë mbret.

Theksojë se gruaja e tij mbart kurorën që nga viti 1972.

Dje është bërë e ditur se mbretëresha ka pranuar vendimin e bashkëshortit të saj, por kjo nuk ka ndryshuar planet e saj.

Ajo kishte porositur sarkofagun special për të dhe bashkëshortin e saj ata në katedrale,raporton “BBC”.

vitin e kaluar Henrik është tërhequr nga jeta publike.