Princ AlWaleed bin Talal bin Abdulaziz Al-Saud, anëtar i Familjes Mbretërore të Arabisë Saudite, ka ardhur me jaht në portin e Durrësit, ne kuadër te një vizite që ai do të bëjë në Shqipëri.

Princ AlWaleed ka ardhur në Durrës me Yachtin e tij, Kingdom 5K, i shoqëruar nga një Yacht tjetër për stafin e tij. Gjatë qëndrimit në vendin tonë Princ AlWaleed, do të takohet më Presidentin Sh.T.Z. Ilir Meta, Kryeministrin Sh.T.Z. Edi Rama dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar.

Princ AlWaleed, që ka shprehur interes për të investuar në Shqipëri, në takime do të diskutojë për mundësinë për të investuar në Shqipëri si dhe për projekte të tjera zhvillimore

Princ AlWaleed është nipi i Themeluesit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, mbretit të parë Abdulaziz, djali i vëllait të Mbretit aktual saudit, Salman, si dhe nipi i Riad Al Solh, themeluesit dhe Kryeministrit të parë të Libanit. Jahti i Princit Saudit ka hyre ne portin e Durrësit rreth orës 10 e 30. Ai është ankoruar në kalaten nr 4.