Qytetarët e Strugës dhe Strumicës sot do të kenë mundësi të ndjekin prezantim të automjeteve dhe pajisjes së Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe Armatës së SHBA-së në Evropë, e cila është pjesë e stërvitjes së përbashkët ushtarake “Dragoon Guardian 17”.

Në prezantimin në Strugë do të marrin pjesë zëvendës-ministri i Mbrojtjes Bekim Maksuti dhe komandanti i regjimentit për operacione speciale gjenerali brigador Orce Jordev, ndërsa në Strumicë zëvendës-komandanti i komandës së bashkuar operative, gjenerali brigador Pavle Arsoski.

Krahas prezantimit të një pjese të automjeteve dhe pajisjes ushtarake të Armatës së SHBA-së në Evropë dhe ARM-së, qytetarët do të kenë mundësi të ndjekin fitnes sesion, garë për më të rinjtë – shteg me pengesa, ndërsa në Strugë do të mbahet edhe ndeshje miqësore futbolli midis ekipeve të Armatës së SHBA-së, ARM-së dhe një ekipi nga qyteti.

Të pranishmit do të kenë mundësi që përmes komunikimit të drejtpërdrejt me pjesëtarët e ARM-së dhe armatës së SHBA-ja nga afër të njoftohen me pajisjen dhe automjetet dhe të fotografohen.

Stërvitja e përbashkët e Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe Armatës së SHBA-së në Evropë “Dragoon Guardian 17”, e cila mbahet deri më 10 gusht ka për qëllim përforcimin e procedurave standarde operative të njësiteve nga përbërja e ARM-së, përmirësim të interoperabilitetit dhe avancim të mirëkuptimit dhe besimit të ndërsjellë dhe përforcim të bashkëpunimit të ndërsjellë.