Patrik Schick tashmë mund të konsiderohet lojtar i Romës.

Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero, ka konfirmuar se sulmuesi, Patrik Schick, do t’i bashkohet Romës, transmeton Gazeta Express.

Raportohet se transferimi i 21 vjeçarit do t’i kushtojë Romës 38 milionë euro.

“Tani mund të them se Schick është romak dhe për në është goditje që ai po largohet”, tha numri një i Sampdorias.

“Jam i lumtur që ai shkoj te Roma sepse edhe unë kam insistuar për ta dërguar atje. Lojtari është i lumtur. Gjëja më e rëndësishme është që Roma ta trajtojë mirë sepse ai është thesar”, shtoi Ferrero.