Nga Qenan Aliu

Sipas Kodit zgjedhorë zgjedhjet lokale më so voni detyrimisht nga ana e krytetarit të kuvendit duhet të shpallen më 6 gusht . Nëse nuk shpallen në këtë datë që sipas kodit është e përcktuar më së voni 7o ditë nga dita e mbajtjes së zgejdhjeve që nënkupton 15 tetorin, atëherë për sa ditë vonohet shpallja e zgjedhjeve aq javë nënkupton shtyerje të tyre, por kuptohet e njëjta atëherë do të kërkonë edhe ndryshimin e nenit të Kodit zgjedhorë nga ana e kuvendit.

Praktika e shtyrejes së mbajtjes së zgjedhjeve lokale siç ka ndodhur në Maqedoni pas pavarësimit të saj ,duhet të ndërpritet përfunrimisht. Kjo çështje duhet të rregullohet në kushtetutën e vendit, mbase kushtetuta kërkon edhe një rrekonstruim thelbësorë, prandaj edhe rregullimi i kësaj çështje nuk mund të pritet pa filluar me qasjen e ndryshimit të kushtetutës me procedurë të paraparë edhe për çështjet tjera. Duhet thënë të vërtetën, politika po suprimon sundimin e së drejtës edhe në këtë çështje. Aktualisht në kushtetutë nuk është e prëcaktuar se kurë mund të anulohen zgjedhjet lokale p.sh. siç është e përcaktuar për zgjedhjet parlamentare, pra ata duhet të mbahen në çdo katër vjet.

Shikuar edhe në shum aspekte tjera juridike, askush nuk mund të zgjatë mandatet e Këshillave të komunave dhe kryetarëve të tyre më shum se katër vjet, pra as parlamenti deri sa kjo ështje nuk është e përcaktuar në kushtetutë. Këta organe duhet të kishin zbatuar detyrimet sipas Ligjit pët Procedurë të përgjithshme administrative nga viti 2015-të sipas të cilave pushtetet lokale do të mund të funksiononin pa asnjë ngecje në aspektin administrativ për të drejtat dhe obligimet e qytetarëve, përveç procedurave të cilat janë ekskluzivisht kompetenca të përcaktuara ligjore të këtyre organeve të cilat nuk do të mund të zbatoheshin deri në zgjedhjen e tyre.

Zatën kompetencat e përcaktuara për këta organe pezullohen sipas Kodit zgjedhorë nga dita e shpalljes së zgjedhjeve lokale nga ana e krytetarit të kuvendit me të cilin akt fillojnë edhe veprimet zgjedhore të cilat më tutje i operacionalizon dhe zbaton Komisioni Shtetëror Zgjedhorë .

Pra , shtyreja e zgjedhjeve lokale me këto zbrazëtira juridike kushtetuese nënkupton vetëm anulimin e datës për mbajtjen e tyre, në asnjë mënyrë nuk nënkupton zgjatjen e mandateve të organeve të Vetëqeverisjes Lokale më shum se katër vjet.

Presedani i tillë mund të justifikohet eventualisht një herë për rrethana të paparishikuara, por kjo nuk është zgjedhje efektive,andaj edhe nuk duhet dhe as që të guxohet të shndërohet në praktikë. Mbase zgjatja e mandateve të organeve të Vetëqeverisjes Lokale aktualisht është veprim antikushtetues bile edhe antidemokratik !