Ai është një nga aktorët më të pëlqehet më tepër në vendin tonë për humorin dhe batutat e tij.

Por mbrëmjen e kaluar aktori Agron Llakaj është ndjerë mjaft mirë kur djali i ish-portierit të Kombëtares shqiptare Foto Strakosha, Thomas Strakosha ka folur për të. Aktualisht Thomas është futbollist me skuadrën e Lacios në Itali dhe në çastin kur është pyetur për fëmijërinë e tij ai ka kujtuar me nostalgji aktorin.

“Më pëlqen të shoh komedi ose të dëgjoj muzikë, sepse më pëlqen të jem i lumtur. Është një aktor komik shqiptar i cili më pëlqen shumë. Quhet Agron Llakaj”. Këtë çast Llakaj e ka publikuar në profilin e tij në Facebook duke shkruar: “Dikur ishte i vogel, qeshte edhe kot me mua se skuptonte mire cfar thoja,por shikonte prinderit e tij qe qeshnin qeshte edhe ky….,Tomas Strakosha sot legjende,krenar per ty Tomas,si une dhe cdo shqiptar…,dhe sa i perkedhelur ndihem qe nga goja jote te degjoj….se jam komiku yt i preferuar! Kam nje gezim prej femije…,e shijoj!,”-përfundon Llakaj në shkrimin e tij.