Prej nesër pezullohet pagesa për dorëzimin e sërishëm të fletëparaqitjes në Agjencinë për Kadastrën e Patundshmërive që do të thotë se qytetarët të cilët prej anës së Kadastrës janë refuzuar në çfarëdo baze, gjatë dorëzimit të sërishëm të fletëparaqitjes nuk do të paguajnë kompensim.

Drejtori i Kadastrës, Boris Tunxhev pas takimit të javës së kaluar me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve deklaroi se janë duke punuar në adaptimin e sportelit elektronik i cili duhet ta mundësojë realizimin e kësaj mase.

“Kjo do të thotë se në rast kur prej Agjencisë për Kadastrën e Patundshmërive është refuzuar lënda në çfarëdo baze, gjatë dorëzimit të sërishëm të kësaj fletëparaqitje për këtë lëndë qytetarët nuk do të paguajnë kurrfarë kompensimi”, sqaroi Tunxhev.

Nga Kadastra është paralajmëruar edhe zvogëlimi në segmentin e shfrytëzimit të të dhënave të Agjencisë për kadastër, si dhe të kompensimit të cilin qytetarët e paguajnë gjatë regjistrimit të disa të drejtave të caktuara.