Partia për Prosperitet Demokratik (PPD), dega në Kumanovë që ka vulat e saj në zgjedhjet e 15 tetorit do të dal me kandidat të saj. Lajmi është bërë i ditur në profilin e degës së PPD – Likovë, por edhe nga media lokale, të cilat theksuan se PPD do të garojë me listën e këshilltarëve komunal, por edhe mundësinë e nxjerrjes së kandidatit të saj, Vaid Saiti, një nga veteranët e PPD dhe ish-kryetar i komunës së Likovës, informon INA.

Në profilin e degës së PPD – Likovë për kandidatin e tyre thuhet se  bëhet fjalë për personalitetin e tij i cili ka kontribuar në Hapjen e Universitetit të Tetovës i cili ishte si anëtar i senatit të Universitetit të Tetovës të asaj kohe, kurse në vitin 1996 u zgjodh kryetar i parë i Komunës së Likovës.

Kontribut të madh dha edhe për refugjatet nga Republika e Kosovës gjatë luftës së vitit 1999-2000 në Kosovë. Kurse në Luftën e 2001 në Maqedoni kontribut të madh dha edhe për qytetarët e Karadakut.

“Duke parë politikën e deritanishme të pushtetit Lokal është e nevojshme kthimi për të udhëhequr qytetarët e Komunës së Likovës, pra bëhet fjalë për z.Vaid SAITI.”, theksojnë nga dega e PPD- Likovë.