E vërteta është se PPD po përgatitet seriozisht për të garuar në Zgjedhje Lokale në 15 Tetor me Lista vetanake në disa komuna ku kemi struktura më serioze dhe për vendimet tona do të informoheni në kohë.
Kategorikisht i mohojmë pohimet e zotëriut Kaza për shuarje apo përkrahje të ndonjë Partie politike.
Zotëri Kaza është vetëm një anëtar i pakënaqur i Degës së Gostivarit (ish anëtar i Kryesisë Qendrore) dhe nuk ka të drejtë të prononcohet në emër të PPD-së.
P.S Në atach do ta gjeni vendimin e plotëfuqishëm të Gjykatës së Apelit që mban datën e 20 Korikut 2017 ku pas golgotës gjygjësore pothuajse 2 vjeçare, u verifikuan vendimet e Kongresit të VII-të të mbajtur në Janar të vitit 2016 ku për Kryetar u zgjodh zotëri Faton Aliti.Këtë vendim e kemi pranuar oficialisht vetëm para disa ditëve dhe për zbatim të ndryshimeve në Regjistrin Qendrorë do të duhet të presim javën e ardhëshme.
Ju lutemi që në të ardhmen,për aktivitetet tona të informoheni nga ky e-mail që po ju shkruajm derisa ta marim web-faqen në administrim.Gjithashtu ju lutemi që ti verifikoni burimet para sa ti publikoni lajmet e reme.


