Pas 15 vitesh në nivelin më të lartë të futbollit, duke fituar pothuajse çdo trofe që është për t’u fituar, Victor Valdes ka vendosur të varë dorezat në mur.

Sipas “Mundo Deportivo”, portieri ka pasur oferta nga Real Betis, Deportivo, Las Palmas dhe Sporting Lisbon për të vazhduar karrierën, por ai zgjodhi një rrugë tjetër.

Ajo është një kompani ndërkombëtare e bazuar në Barcelonë, Abu Dhabi dhe Londër. Valdes do të fillojë një emision të ri, ku do të intervistojë ish-kolegët e tij.

Emisioni do të transmetohet në 12 shtete të ndryshme. Me siguri që do të përfshihen yjet më të mëdha të futbollit.