Banorët e fshatit Poroj të Tetovës që brenda dy muajve dy herë u godit nga vërshimet akoma vazhdojnë t’i ndiejnë pasojat dhe ende nuk i janë kthyer normalitetit. Banorët ankohen se pas vërshimeve të dyta asnjë institucion lokal apo qendror nuk ka intervenuar, ndërsa sezoni i vjeshtës po ofrohet dhe rreziku nga shirat shtohet çdo ditë e më tepër.

Edhe përkundër premtimit se do të bëhet për dy javë, kanë kaluar dy muaj dhe kjo urë që u shkatërrua nga vërshimet, kjo urë ende nuk është kthyer në gjendjen e saj të mëparme dhe nuk është vënë në funksion. Për më tepër, fshatin Poroj e zunë edhe vërshimet e dyta dhe shkatërruan edhe urën e vogël që mund ta shihni nga pamjet.

Kreu i Bashkësisë lokale të Porojit, Sulejman Ramadani, shprehet se durimi i banorëve ka humbur, nëse brenda dy ditësh nuk ka reagim nga institucionet të premten do të dalin në protesta dhe do të bllokojmë aksin rrugor Tetovë Jazhincë.

Deri sot nuk ka pasur asnjë lloj reagimi, as vizitë nuk kemi pasur si nga institucionet lokale dhe ato qendrore. Çfarë do bëhet nuk e di! Diku rreth 50 shtëpi janë të bllokuara ende sot e kësaj dite. Banorët e fshatit kanë thënë qëndrimin e tyre, do bllokohet rruga në pjesën kryesore poshtë, do protestohet, do presim edhe dy ditë , nëse jo, atëherë të premten pas xhumasë, qëndrimi i banorëve është për të protestohet-deklaroi Sulejman Ramadani, kryetar i BL Poroj.

Për në qytet dalim nga ana tjetër, poshtë nga pompa e benzinës kjo kështu është ka qe dy muaj- ankohet një banor.

Banorët shprehen të revoltuar edhe për çështjen e përmbytjes së tokës bujqësore. Atyre ndonëse iu premtua kompensim i dëmeve, një gjë e tillë akoma nuk është realizuar./alsat-m