Rumania, Polonia dhe Bullgaria janë vendet në Bashkimin Evropian ku çmimet e mishit janë më të ulëta, tregojnë të dhënat e “Eurostat”, që u publikuan sot.

Danimarka, në vitin 2016 ka pasur çmime më të larta të mishit në krahasim me shtetet e BE-së – për pothuajse 40 për qind nga mesatarja të nxjerra nga çmimet në vendet evropiane.

Me çmime më të ulëta të vendeve të BE-së është Polonia me 47 për qind çmime më të ulëta në krahasim me atë mesatare. Bullgaria me 44 për qind më të ulëta dhe Rumania me 41,1 për qind më të ulëta nga mesatarja të nxjerrë nga çmimet në vendet evropiane.

Nëse merren parasysh të gjitha vendet e Evropës, e jo vetëm ata të cilat janë anëtare të Unionit, mishi ka çmim më të lartë në Zvicër, gjegjësisht 157 për qind mbi mesataret në BE, por ndërkaq çmimet në Poloni janë më të ulëta madje edhe nga ato në Maqedoni dhe Shqipëri.

Hulumtimi paraprak i “Kejterlings” tregoi se Zvicra ka çmime më të larta të mishit në botë, gjegjësisht 49,68 dollarë për një kilogram mish lope, që është pothuajse 150 për qind mbi mesataren në nivel botëror.

Nga ana tjetër, një punëtor i pakualifikuar në Zvicër duhet të punojë vetëm 3,1 orë që të mundet të blejë një kilogram mish, derisa një punëtor në Indonezi duhet të punojë 23,6 orë që të mund të lejojë një kilogram mish, edhe krahas asaj që në vend një kilogram mish lope kushton vetëm 9,1 dollar.

Global