Nga Nijazi Halili

Politika e vendit do të reflektohet negativisht në ekonominë e Kosovës, ndërsa efektet negative do të shihen gjatë muajve në vijim. Në bazë të analizes politike, si përfundim nëse kriza politike vazhdon të përshkallëzohet, do të vihet në pikëpyetje thellimi me përmasa ndërkombëtare, si pasojë do të kemi rritje ekonomike dhe ikje të investitorëve e si reflektim për vendin do paraqiten situata të papërballueshme.

Për shkak të krizave të vazhdueshme të cilat janë duke e përcjellur vendin që nga pas lufta e deri më tani, investitorët e huaj, janë duke humbur interesimin  për të investuar në vendin tonë, për shkakë të pasigurisë së krijuar në vend  dhe situates jo stabile për të formuar  Institucionet e Kosovës, e cila  reflekton te investitoret e huaj dhe afaristët vendor, të cilët duhet të kenë kujdesje të shtuar për realizimin e planeve investuese.

Nëse situata nuk shkon drejt stabilizimit dhe krijimit të Insititucioneve, kompanitë do të jenë në gjendje të vështirë,dhe do të përballen me ulje të prodhimtarisë së tyre, do të kenë ulje të ardhurave, e në njejten kohë do të detyrohen ulin  numrin e të punësuarve. Tërheq vërejtjen se ulja e investimeve nënkupton edhe ulje të prodhimtarisë, uljen e të ardhurve të kompanive dhe rritje të kredive jofunksionale.

Në një situatë të tillë, kompanitë, do të jenë të detyruar të ulin edhe pagat mujore të punëtorëve apo të shkurtojnë numrin e tyre. Stabiliteti politik dhe sundimi i ligjit janë faktorët kyç për zhvillimin ekonomik të vendit, dhe invesitoret e jashtem dhe vendor do të ndihen të sigurt për të investuar dhe krijuar rritje dhe të mira materiale si për kompanitë asht edhe për të punësuarit, duke ulur papunësinë dhe duke zbutur gjendjen ekonomike.

Situata  e krijuar ditëve të fundit të rikujton periudhat e kalauar nëpër të cilat ka klaur vendi, dhe shpresojmë që në fund të gjendet ndonjë koncensus në mes të partive politike dhe sa më shpejt të jetë e mundur krijimi i Instituciove dhe funksionaliteti i Shtetit.

Pavarësisht krizës së krijuar politike dhe pasojave që mund të paraqiten, presidentit të Kosovës ,  i bie pesha dhe barra kryesore në gjetjen e rrugës për të dal nga kjo situatë e krijuar!