Nga Abdulla Mehmeti

Rajoni i Mariovës, ku shumica e popullsisë janë joshqiptarë, sipas të dhënave përfshin afër 1390 km², ose afër 6% të territori të përgjithshëm të Republikës së Maqedonisë, ku sipas regjistrimit të fundit të popullsisë të vitit 2002, në këtë rajon ka pasur gjithsej 839 (tetëqind e tridhjetë e nëntë) banorë, ose afër 0.6% banorë në km².

Rajoni i Pollogut, me shumicë të popullsisë shqiptare, përfshin afër 2.416 km², ose afër 10% të territorit të përgjithshëm të Republikës së Maqedonisë, ku sipas regjistrimit të fundit të popullsisë të vitit 2002, në këtë rajon ka pasur gjithsej 310.178 banorë.

Duke marrë parasysh se në rajonin e Pollogut mbi 2000 km² e përbëjnë malet dhe bjeshkët e Sharrit, popullsia e këtij rajoni është e koncentruar kryesisht në Luginën e Pollogut dhe rrëzë Malit Sharr, me çka dendësia e popullsisë arrin mbi 750 banorë në km².

Raporti i dendësisë së popullsisë mes këtyre dy rajoneve është afër 1:1350 (një me njëmijë e treqind e pesëdhjetë) banorë në km²!

Si ka mundësi një shtet të planifikojë zhvillim të barabartë ekonomik të rajoneve të tij, sipas kushteve të paraqitura më lartë, kur politika demografike e këtij shteti ka qenë kaq diskriminuese?!

Ky ndryshim nuk është si rezultat i shtimit apo zvogëlimit natyror të popullsisë, por nga politika demografike diskriminuese e shtetit, me qëllim të tkurrjes etnike të shqiptarëve, përmes zhvendosjes sistematike së popullsisë nga disa rajone të pjesës jugore dhe lindore të Maqedonisë, në pjesën veriore dhe perëndimore të saj, sidomos në Shkup dhe disa qytete të tjera, me qëllim të ndryshimit të struktuarës etnike të popullsisë.