Policia jep detaje për sulmin në Turku.

Policia në Finlandë thotë se personi që vrau dy vetë në qytetin jugperëndimor të Turkut të premten ka pasur në shënjestër gratë.

Ata po e trajtojnë sulmin si një incident terrorist, shkruan BBC.

I dyshuari, i arrestuar pasi u qëllua nga policia, është një maroken 18-vjeçar.

Katër marokenë të tjerë janë duke u mbajtur.

Të dy gratë që u therën ishin finlandeze. Tetë persona u plagosën gjithashtu, mes tyre një britanik, një suedez dhe një italian.