Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë vdekur, dhe katër tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në bjeshkën e Pobërgjes në Deçan.

Me anë të një komunikate policia ka bërë të ditur se njëri nga të lënduarit është dërguar në Prishtinë për shkak të lëndimeve të rënda.

“Rreth orës 15:30 në bjeshkën e Pobërgjes-Deçan gjegjësisht te stanet, ka ndodhur aksident trafiku me pasojë vdekjen e dy (2) personave dhe lëndimin e katër (4) të tjerëve.

Në ketë aksident ishte i përfshirë një automjet i tipit TOYOTA, me targa të regjistrimit vendor.

Viktima të këtij aksidenti janë: 1. G.N-1974 dhe 2. A.N-2001, viktima nr 1 ka ndërruarjetë ne vendin e ngjarjes ndërsa viktima nr 2 ka ndërruar jetë në spitalin rajonal në Pejë, vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor, në këtë rast lëndime kanë pësuar katër (4) persona, të cilët tre (3) nga këta nga vendi i ngjarjes janë dërguar në Spitalin rajonal Pejë për trajtim mjekësor, ndërsa një (1) nga të lënduarit është për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK-Prishtinë

Lidhur më këtë është njoftuar prokurori shteti,  ku me urdhrin e tij viktima nr 1 iu është lejuar familjarëve ndërsa viktima nr 2 është dërguar ne IML në Prishtinë, sipas të dhënave preliminare dyshohet se aksidenti ka ndodhur deri sa ngasësi i veturës ishte duke qarkulluar ne rrugët malore në këtë rast i njëjti del jashtë rruge dhe bie në humnerë”, thuhet në njoftimin e policisë.