Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot deklaroi se punojnë në atë që t’u hyhet në gjurmë ish shefit të Drejtorisë së Pestë Goran Grujovskit dhe të Nikolla Boshkovskit të cilët janë të akuzuar për rastet “Target” dhe “Fortesa” të Prokurorisë Speciale Publike.

“Duke marrë parasysh hetimin dhe procedurat, nuk mund të dalim me hollësi, megjithatë të gjitha informacionet të cilat i kemi së bashku me Prokurorinë Speciale Publike, e cila është kompetente për këtë rast, punojmë në atë t’i sigurojmë këto dy persona për organet e ndjekjes dhe të mundet të vazhdojë procedura e cila është ngritur për këtë rast”, theksoi ministri Spasovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në SPB Shkup.

Spasovski dhe Boshkovski më shumë se një muaj janë në arrati pasi Gjykata Supreme pas prolongimit shumëditor ua konfirmoi paraburgimin që paraprakisht e caktoi Gjykata Penale. Pas tyre është shpallur flet arrest ndërkombëtar.