Një person është arrestuar në rrugën “Ahmet Delia” në Mitrovicë rreth orës 18:30, pasi që i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, një karikator, 6-fishekë, dhe dy gëzhoja, shkruan Veriu.info.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.