Në kryqëzimin në hyrje të ‘Komunës së Parisit’, ka ndodhur një incident mes një polici rrugor dhe një qytetari. Polici e ka gjobitur qytetarin me pretendimin se është futur me semafor të kuq në kryqëzim, por ky akt ka nervozuar së tepërmi qytetarin dhe ka nxjerrë telefonin për të filmuar ngjarjen.

Sipas qytetarit polici është treguar selektiv, pasi në atë kryqëzim janë futur dhe mjete të tjera me të kuqe, por polici ka bërë sikur nuk i ka parë.

Ndërkohë që polici i ka kërkuar që të mos e filmojë, duke thënë se kjo përbën vepër penale.

Denoncimi është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ja postimi i ish-kryeministrit:

Polici kërcënon qytetarin: Filmimi është vepër penale ndaj mos filmo!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. Sb

“Pershendetje Doktor. Kjo eshte video qe eshte bere tek hyrja e Komuna e Parisit ku Polici kercenon me ndjekje penale PSE filmon”