David Moyes nuk beson se Paul Pogba është special, ashtu sikurse ishin Eric Cantona apo Ryan Giggs

Ish-trajneri i Manchester Unitedit, David Moyes e ka pranuar se Paul Pogba është lojtar shumë i mirë, por insiston se nuk është special.

 Ai beson se Pogba nuk mund të bëjë diferencën, apo të shënojë gola vendimtar si Eric Cantona dhe Ryan Giggs.

“Mendoj se ai është top lojtar, por nuk e di nëse mund të bëjë diferencën për Unitedin. Viteve të kaluara ka pasur lojtarë të tillë si Cantona e Giggs”, tha Moyes për ESPN.

“Nuk e di nëse Pogba mund ta bëjë këtë. Nuk jam i sigurt nëse ai mund të shënoi golin vendimtar të takimit ose mund të bëjë pasimin final”.

Pogba është lojtari i dytë më i shtrenjtë në histori të futbollit, por sezonin e parë ka dështuar të tregoi vlerën e tij në Old Trafford.