Futbollisti Paul Pogba thotë se u kthye te Manchester United për të fituar Premier League dhe tani është i vendosur për ta bërë këtë realitet.

Ndërkombëtari i Francës, i cili u largua nga “Old Trafford” për te Juventus në vitin 2012, u rikthye te “djajtë e kuq” për atë që ishte një rekord botëror nga Jose Mourinho, vitin e kaluar. Manchester United dhe Pogba fituan tre trofe sezonin e kaluar, por e përfunduan kampionatin në Angli të gjashtët. Megjithatë, pas shpenzimeve më shumë në këtë sezon, Pogba është duke kërkuar të udhëheqë Manchester United drejt titullit, duke sfiduar kampionët e Chelsea dhe rivalët e Manchester City.

“Unë erdha këtu për të fituar Premier League dhe për të sfiduar, gjithashtu, veten, – tha ai. – Fitimi i Premier League është ajo që ka rëndësi. Ëndrra ime ishte të luaja për këtë klub dhe kur mbarova (2012), gjithmonë ndihesha sikur të kisha humbur diçka në Manchester, sepse nuk isha një lojtar i formacionit. Tani jam i lumtur që jam kthyer. Jam rritur shumë në Itali dhe jam kthyer si një njeri tjetër”. Manchester United është në krye të tabelës pas raundit të parë të ndeshjeve, me Pogba që shënoi në fitoren 4-0 kundër West Ham United.