Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev do të kryesojë me samitin e vendeve – anëtare të Kartës së Adriatikut, mbahet sot në Podgoricë të Malit të Zi. Zaev së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Maroviq është bashkë-nikoqir i Samitit, ku krahas kryeministrave të Shqipërisë, Kroacisë, Bosnjë- Hercegovinës, Serbisë, Kosovës dhe Sllovenisë, do të merr pjesë edhe zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Majkëll Pens. Të gjitha delegacionet e vendeve të rajonit do të kenë takime dypalëshe me zëvendës presidentin Pens.

Temat e Samitit do të jenë “ Proceset e integrimit në rajon” dhe “Roli dhe kontributi i Kartës së Adriatikut për sigurinë rajonale dhe globale”.

Zaev, në prag të samitit në Podgoricë, ka theksuar se, do të kërkojë mbështetjen e SHBA-së dhe nga vendet tjera-anëtare të NATO-s për pranim të Maqedonisë në Aleancës Veriatlantike.