Përfundoi koha kur qeverisja e udhëhequr nga VMRO-DPMNE i ka nënçmuar firmat vendore dhe i vendosi në pozitë të pafavorshme ndaj investitorëve të huaj.

Me votimin e rebalansit të buxhetit i jepet fund kësaj padrejtësie që nënkupton se investitorët vendas do të përfitojnë kushtet e njejta dhe përfitime për investim që kanë vlejtë edhe për investitorët e huaj.

Çdo investitor i cili planifikon investim në vend, pa dallim a është vendas apo i huaj do të përfiton nga shteti ndihmë dhe lehtësime të llojit të lirimit nga pagesa e tatimeve, ndihmë për ndërtimin e infrastrukturës, ndihmë direkte financiare për vende të reja pune, proceduara administrative të thjeshtësuara, ndihmë shtetërore për shfrytëzimin e lëndëve të para dhe materialeve me prejardhje vendore.

Për atë qëllim, investitorët do të kenë mundësi që të vendosin në mes të disa paketave të ndryshme ose të ashtuquajturat meny të cilat do të sjellin përfitime në varësi nga lloji dhe madhësia e investimit.

Me rebalansin e buxhetit janë ndarë gjithsej 15 milion denarë deri në fund të vitit për përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe grinfild investimet vendore.

Për dallim nga shkatërrimi i qëllimshëm i ekonomisë vendore nga qeverisja e kaluar e VMRO-DPMNE-së për shkak të interesit biznesor të individëve, qeveria e udhëhequr nga LSDM punon si shërbim dhe partner i firmave vendore.