Po konfirmohet arsyeja për aksidentin rrugor që mbrëmë ndodhi në autostradën Veles-Shkup në të cilin humbi jetën një grua, ndërsa 27 udhëtarë ishin lënduar.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se ende investigohet arsyeja për aksidentin dhe se pritet raporti nga kontrolli teknik i autobusit.

Në aksidentin e mbrëmshëm rrugor humbi jetën një grua 68-vjeçare, ndërsa një fëmije nëntëvjeçar i është amputuar dora. Lëndime  më të rënda kanë marrë katër persona të cilët janë vendosur në KARIL Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup.

Aksidenti rrugor ndodhi mbrëmë rreth orës 19 kur autobusi me targa  të Maqedonisë i cili ka transportuar udhëtarë që ktheheshin nga verimi në Greqi, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga në autostradën Veles-Shkup.