Floyd Mayweather do të tërhiqet nga boksi pas meçit me Conor McGregor. Floyd Mayweather edhe zyrtarisht ka njoftuar se do të pensionohet nga boksi pas meçit me britanikun Conor McGregor. Lajmin e ka bërë të ditur gjatë një interviste për ESPN, ku tha se për këtë luftë kishte bërë përjashtim, pasi i kishte premtuar promotorit të tij, Al Haymon.

“Unë e kam përfunduar, është e pamundur që të ndeshem me Canelo ose Golovkin. Ia kam dhënë fjalën Al Haymon, ja kam shtrënguar dorën dhe i kam thënë se lufta me McGregor do të jetë e fundit në karrierën time”, tha Mayweather.