Agjenti i Angel Di Maria, Jorge Mendes, ka mbërritur në Barcelonë.

‘RAC 1’ raporton se Mendes gjatë ditës së sotme ka mbërritur në Barcelonë, për të diskutuar për transferimin e mundshëm të Angel Di Marias te skuadra nga ‘Camp Nou’, e po ashtu edhe për të ardhmen e Andre Gomes.

Di Maria është parë ditëve të fundit si një alternativë e mirë nga Barcelona, në rast të dështimit të transferimit të Philippe Coutinhos.

Një transferim te Barcelona, do ta aprovonte edhe Di Maria, kur dihet se PSG është pranë mbylljes së marrëveshjes me Kylian Mbappen e Monacos.