Një tjetër plagosje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.

Është plagosur me armë zjarri shtetasi Fatmir Zyla, ndërkohë që është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen  tij.

Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të një lokali, në unazën lindore të qytetit. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën.