Është i tronditur nga humbja në Santiago Bernabeu me rezultat 2:0 nga Real Madridi. Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, kishte pritur rezultat më të mirë, por assesi një humbje tronditëse në finalen e dytë të Superkupës së Spanjës. “Kjo nuk është mbrëmja më e keqe. Më e keqja ishte ajo e Spanjës kundër Holandës. Real Madridi ka qenë më i mirë.

Është e vërtetë se në nëntë apo dhjetë vitet e fundit, sa unë jam në këtë klub, është e para herë që mendojnë se ‘Los Blancos’ janë më lart se ne. Duhet ta pranojmë këtë. Ne e dimë, nuk jemi në momentin më të mirë. Jo vetëm lojtarët, por edhe klubi. Ne duhet të jemi së bashku dhe të ecim përpara. Gara është e gjatë dhe sapo ka filluar. Real Madridi qëlloi të ishte superior në këto momente. Duhet të mësojnë të jetojnë me humbjen”, ka thënë Pique.