Trendi më i ri në botën e modës është peshqiri për gjoksin e femrës.

Ato i ka dizajnuar Erin Robertson nga Los Angeles, ndërkaq femrat e gjithë botës janë të ngazëllyera me idenë e saj.

Peshqiri është punuar nga një material i butë dhe thahet shpejt, ndërkaq Erin thotë që ideja i ka lindur pasi kur bëhej gati dhe rregullohej për të dalë nuk mundej që të pengonte djersitjen.

“Jam përpjekur shumë dhe asgjë nuk pati sukses. Teksa thaja flokët mendoja se mund të ekzistojë diçka që do ta pengojë djersitjen”, thotë ajo.

Më pas i lindi ideja që të punojë një peshqir të vogël i cili i mbështjell sisët dhe ideja ishte mjaft interesante.

Ajo thotë se ky peshqir është shumë efikas, sepse pengon puçrrat të cilat u shfaqen femrave në pjesën e stomakut dhe të gjoksit për shkak të pranisë së djersës.

Ky produkt më së shumti u është dedikuar vajzave të cilat kanë sisë të mëdha, ndërkaq zgjidhje e shkëlqyeshme është edhe për femrat të cilat i ushqejnë fëmijët me gji dhe të cilat kanë sisë të ndjeshëm.