Pesë shtetas të Maqedonisë janë lënduar në aksidentin e rëndë që ka ndodhur në afërsi të autostradës M5 në afërsi të Budapestit në Hungari.

Lajmi është kumtuar edhe nga autoritetet hungareze. Deri tek aksidenti ka ndodhur kur janë përplasur dy makina, njëra e tipit “Mercedes” me targa bullgare, ku ishin shtetasit e Maqedonisë, ndërsa tjetra e tipit “Ford” me targa gjermane. Makinës  me shtetasit e Maqedonisë I është shpërthyer goma, dhe kjo ka bërë që makina e tipit “Ford” ti godas nga prapa, pasi që po shkonte  me shpejtësi të madhe. (INA)