Portali SiliconIndia ka renditur pesë gjeneralë më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Në këtë listë heroi kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, gjendet në vendin e katërt.

1. Aleksandri i Madh

Mbreti i Maqedonisë dhe pushtuesi i Perandorisë Perse, Aleksandri i Madh, konsiderohet si një nga strategët më të mëdhenj ushtarakë të të gjitha kohërave.

I lindur në kryeqytetin e lashtë të Maqedonisë në 356 p.e.s ishte i biri i Filipit, mbretit të Maqedonisë dhe Olimpias, princeshës së Epirit.

Pavarësisht mosmarrëveshjeve, ai udhëhoqi ushtrinë drejt fitores në territoret e njëpasnjëshme persiane, në Azinë e Vogël, në Egjipt duke mos pësuar asnjë humbje. Fitorja më e madhe ishte beteja e Gaugamelas, tani veri të Irakut. Mbreti i ri i Maqedonisë pushtoi Azinë e Vogël, u bë Faraon i Egjiptit dhe mbret i Persisë, kur ai ishte vetëm 25 vjeç.

2. Napoleon Bonaparte

Udhëheqësi ushtarak francez dhe perandori Napoleon Bonaparte, ishte një nga sundimtarët më të mëdhenj që bota ka njohur. Ai kishte pushtuar shumicën e Evropës në fillim të shekullit të 19-të. I lindur në Korsikë hapat më të mëdhenj ushtarakë i bëri gjatë Revolucionit Francez.

I mprehtë, ambicioz dhe një strateg ushtarak, Napoleon Bonaparte ka udhëhequr beteja të suksesshme kundër koalicioneve të ndryshme të vendeve evropiane duke zgjeruar perandorinë e tij. Megjithatë, pas pushtimit të Rusisë në vitin 1812, Napoleoni abdikoi dy vjet më vonë dhe u internua në ishullin e Elbës.

Në vitin 1815 u kthye sërish në pushtet. Pas humbjes në Betejën e Vaterlosë, hoqi dorë përsëri dhe u dërgua në ishullin e Shën Helena, ku vdiq në moshën 51- vjeçare.

3. Genghis Khan

Luftëtari dhe sundimtari i madh mongol, Genghis Khan, ka filluar zero për të krijuar një nga perandoritë më të mëdha që njerëzimi ka njohur. Pasi bashkoi fiset nomade në fushat e Mongolisë, ai pushtoi zona të mëdha në Azinë Qendrore dhe Kinë.

Kur ishte vetëm 20 vjeç, filloi të krijojë një ushtri të madhe për të pushuar fiset individuale dhe përfshirjen e tyre në perandorinë e tij. Ai ishte i suksesshëm: Perandoria mongole ishte më e madhja në botë dhe zgjati deri në vdekjen e tij.
Suksesi i shpejtë i ushtrisë mongole ishte kryesisht për shkak të taktikave të shkëlqyera ushtarake, Shumë njerëz u masakruan gjatë pushtimeve të tij. Megjithatë ai lejoi lirinë fetare në zonat e pushtuara, largoi torturat dhe krijoi sistemin e parë ndërkombëtar postar.

4. Gjergj Kastriot – Skënderbeu

Një nga heronjtë kombëtar shqiptar, Skënderbeu ishte një nga sundimtarët ushtarakë të cilët arritën të dëbuojnë turqit otomanë nga vendi i tij për më shumë se dy dekada, duke ndalur përpjekjet e Turqisë për të përhapur Islamin në një zonë të dominuar nga katolikët romakë.
U rrëmbye nga turqit otomanë që kur ishte fëmijë, luftëtari shqiptar i lirisë u rrit nën rregullat e Islamit dhe u trajnua si gjeneral në radhët e ushtrisë turke.
Si komandant i princave lokalë shqiptarë, ai nxiti një revoltë në vendin e tij në 1444 dhe arriti të ndalojë përpjekje e shumta të osmanëve për ta marrë përsëri Shqipërinë nën sundimin e tyre.

Attila i Hunëve

Attila është një nga sundimtarët më të suksesshëm barbarë. Ai i bashkoi fiset e Hunëve, konsiderohej si sundimtar i drejtë i popullit të tij. Ai ishte i njohur megjithatë si agresiv dhe i pamëshirshëm gjatë betejavee për të zgjeruar perandorinë e tij. Ai shkatërroi toka të tëra nga Deti i Zi në Mesdhe dhe mbolli frikë në të gjithë Perandorinë Romake. /Gazeta InfoPress