Personeli i Ambasadës të Serbisë nesër do të kthehet  në Shkup. Këtë, siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme, e bëri të ditur zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme  të Republikës së Serbisë, Ivica Daçiq në bisedime sot pasdite me ministrin e Jashtëm Nikolla Dimitrov.

Në njoftim, citohet se është dakorduar edhe takim midis Dimitrov dhe Daçiq të premten në Nish.

“Në pajtim me atë që është dakorduar midis kryeministrit të Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa me qëllim që të përforcohen marrëdhëniet miqësore tradicionale, ministrat e punëve të jashtme dakorduan të takohen të premten në Nish, Republika e Serbisë”, citohet në njoftim.