Babai i djalit 3-vjeçar që humbi jetën gjatë sulmeve në Barcelonë, Xavier Martinez ka përqafuar Imamin, Driss Salym, duke treguar se përkatësia fetare nuk krijon ndasi mes njerëzve.

Një akt që tregon se është e mundur të jetosh në harmoni pavarësisht asaj që ndodh. 3-vjeçari Xavi Martinez ishte më i vogli mes personave që humbën jetën.

Ky demonstrim Martinez tregon më së miri se qenia njerëzore është e aftë të dojë dhe të bashkëjetojë në harmoni, pavarësisht përkatësive fetare.