Sërish ka marrë fjalën kryetari i PDK-së Kadri Veseli, i cilit tha se nëse Lëvizja Vetëvendosje vjen në pushtet, do të jetë ditë e zezë për Kosovën.

Veseli ka thënë se Vetëvendosje po manipulon me popullin e Kosovës, duke thënë se janë faktor destabizlimi në  vend. “ Nës këta marrin pushtetin do të jetë ditë e zezë për Kosovën”, tha Veseli.

Ai i është drejtuar kandidatit  të VV-së për kryeministër  Albin Kurti,  se nëse ai merr pozitën e kryeministrit ‘Kosova do t’ia sheh sherrin dhe do t’a kthejë Serbinë në Kosovë’.

Veseli shtoi se deputeti i VV-së Finsik Ismaili, është më i pasur se të gjithë komandantët e luftës së UÇK-së.

Kurti: E rëndë, Veseli e barazoi flamurin kombëtar me atë të Serbisë

Fjalës së Kadri Veselit iu ka kundërpërgjigjur lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti.

Kurti edhe njëherë i tha Veselit le të matet nëse i ka votat apo jo.

Kurti tha se është i bindur se ka kandidat nga PAN-i që do të merrte vota të mjaftueshme për kryetar të Kuvendit.

Duke iu përgjigjur Veselit i cili tha se VV e kanë marr në qafë Astrit Deharin duke thënë se Dehari është mbytur në burg dhe është Qeveria e Vetëvendosjes që do ta çlirojë sistemin e drejtësisë nga pushteti.

Sipas Kurtit nuk ka çka të më thotë më shumë për Veselin sesa ajo që e barazoi flamurin kombëtar me atë të Serbisë.

***

Pas fjalimit të Albin Kurtit fjalën e ka marrë kreu u PDK-së, Kadri Veseli, tha se ai dëshiron vetëm të theksojë se nuk duhet të abuzohet me foltoren e kuvendit, sepse secili ka fytyrë, fëmijë dhe diçka që i vjen keq.

Fjalimin e Kurtit e ka konsideron abuzues, duke e akuzuar Kurtin si revolucionar.

Akuzave të veselit i është kundër përgjigjur Fisnik Ismajli, duke i thënë të ketë kujdes në fjalim të tij.

Veseli i është drejtuar Kurtit duke i thënë që kur t’i bëjnë ata 61 numrat të vijnë dhe të deklarohen.

“Le t’i bëjnë 61 vota dhe unë si kryetar i PAN do t’i nënshkruaj atij që të bëhet kryeministër”, ka thënë Veseli, raporton gazetarja e Bota sot.

Pas Veselit, fjalën sërish e ka marrë Kurti, i cili sërish i ka bërë thirrje atij që të dalë dhe të matet në Kuvend nëse i ka votat dhe po ashtu ka bërë thirrje që PAN të propozojë dikë tjetër në vend të Veselit.

Pas Kurtit, replikës i është përgjigjur Veseli, i cili ka thënë se pavarësisht çfarë do të bëjnë, VV do të jetë e zeza e vendit./BS/

***

Pas fjalimit të Enver Hoxhajt i cili kërkoi kohë më shumë se 10 ditë pasi nuk i kanë numrat, fjalën në Kuvend e ka marrë përfaqësuesi i VV-së, Albin Kurti.

Kurti e quan kohë e hiporkizisë.

“Thonë që i kanë numrat por në fakt nuk i kanë, thonë që kanë kandidatin por nuk e paraqesin”, është shprehur Kurti para deputetëve, raporton Bota sot.

Kurti shprehet se ata kanë dëgjuar se kandidati i tyre është Kadri Veseli.

“Pasi jeni ju hajdeni matuni, matuni i keni deputetët këtu, matuni”, i është drejtuar Kurti Veselit.

Ai thotë se Kosova ka shumë vonesa që po ia shkakton PAN dhe e gjitha kjo e dëmton ekonominë e Kosovës

Kurti thotë nëse PAN nuk arrin ta propozojë kandidatin atëherë deputetët do ta propozojnë bashkë një kandidat.

Ai tregoi se ata kanë një kandidat të përbashkët. Kurti po ashtu u bëri thirrje koalicionit PAN që ta propozojnë një kandidat tjetër pasi nëse Kadri Veseli nuk i ka numrat. Sipas tij, ata janë të sigurt që brenda tyre ka kandidatë që kanë numrat.

Kurti vazhdoi duke thënë se nëse ata do të ishin në pushtet tashmë do të kishin qeveri, do t’i formonin komisionet për luftimin e korrupsionit dhe do të ndërtohej shteti

Për të gjitha këto, Kurti shprehet se edhe ndërkombëtarët e kanë kuptuar, prandaj PDK frikësohet

Kurti i drejtohet deputetëve të koalicionit LAA duke thënë se janë duke iu shtrirë dorën e bashkëpunimit./BS/