Rreshjet e shumta të shiut në Tajlandë kanë shënuar 23 të vdekur muajin e fundit në veri-lindje të vendit, një zonë e njohur për kultivimin e orizit, njoftuan sot autoritetet.

Që nga 5 korriku, 23 persona kanë vdekur shkak i përmbytjeve nga reshje të konsiderueshme shiu, sipas bilancit të fundit të shërbimeve të emergjencës.

Prej disa javësh, më shumë se një milion tajlandezë banorë të këtij rajoni me dendësi të madhe në Issan janë prekur nga fenomeni, që ka ndërprerë trafikun ajror, rrugor dhe hekurudhor.

Shefi i juntës ushtarake në pushtet në Tajlandë që prej grushtit të shtetit në maj të vitit 2014, gjenerali Prayut Chan-O-Cha po viziton sot rajonin më të prekur, Sakon Nakhon për të inspektuar liqenin atificial që regjistron nivelin më të lartë të prurjeve, për shkak të shirave të rrëmbyer.