Ish-bashkëshortja e Elvis Presley dhe vajza e tyre iu bashkuan mijëra fansave të tij në rezidencën “Graceland” në Memphis të shtetit Tennessee gjatë mesnatës së të martës, për të shënuar 40-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta me qirinj nëpër duar.
Priscilla Presley, sot 72 vjeç, është parë teksa përshëndeste fansat përpara se të niste ceremonia e së martës, në momentin kur ata mbërritën në ish-pronën e këngëtarit. Ndërsa Lisa Marie Presley, 49 vjeç, ndezi qirinjtë për të pranishmit, që sipas organizatorëve, i kaluan 50 mijë fansa për të përkujtuar mbretin e “Rock ‘n’ Roll”-it. Ceremonia vijoi deri në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
“Në mënyrë që të siguronim qetësinë, sigurinë dhe kënaqësinë e kujtdo të pranishmi, ne bashkëpunuam me autoritetet lokale të sigurisë, ato shtetërore dhe federale, për të implementuar procedura të reja që janë para të zbatohen anembanë Shteteve të Bashkuara”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga organizatorët.
Disa fansa e kundërshtuan vendimin për të paguar për hyrjen në një ceremoni të tillë, duke thënë se kjo mund të ishte një ofezë për ta. Por fakti që numri i të pranishmëve ishte kaq i lartë nënkupton se shumë të tjerë nuk e vranë mendjen për shumën e paguar.